“10 vetëm në njërën dorë”; Tautazhi i Loredanës që tërhoqi vëmendjen
Loredana na ka dhënë një vështrim nga afër të artit të gdhendur në trupin e saj!
E kemi fjalën për tatuazhet në trupin e reperes, që nga sa numëruam ne në foton e publikuar në Instagram, shkojnë deri në 10 vetëm në njërën dorë. Por ajo që tërheq më tepër vëmendje, është emri i vajzës së saj Hana në parakrahun e majtë.
Të tjera tatuazhe përfshijnë një sy, një shkronjë “L” si iniciali i emrit të saj, një gjysmë hënë apo një kryq. Kjo foto ka ngacmuar imagjinatën e fansave të reperes të cilët i kërkojnë të dinë nëse ka ndonjë tatuazh dedikuar partnerit Zuna. Ajo ka filluar ta bëjë publike lidhjen e re tashmë.
Loredana shoqërohej nga reperi gjerman në ceremoninë më të fundit “Swiss Music Awards” në Zvicër, ku rrëmbeu një trofe për muzikën më të mirë. Pranë saj ishte dhe vëllai i Loredanës, Arsim Zefi i cili publikoi një foto përkrah reperit të famshëm gjerman, si për të konfirmuar se është dakord dhe e mbështet këtë marrëdhënie që me sa duket është bërë familjare tashmë!