AktualitetRajoniTë fundit

U dyshua për koronavirus: Humb jetën rrugës për në spital i riu shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ambulancë, rrugës për në spitalin e Nafplios.

Fillimisht u dyshua që shqiptari të kishte humbur jetën nga koronavirusi, pasi kishte shfaqur simptoma të njëjta me virusin vdekjeprurës.

Por, pak minuta pas vdekjes së të riut, mjekët kanë bërë me dije se shkak i vdekjes së tij kishte qenë encefaliti i rëndë.

Ndërkohë kujtomë se në shtetin fqinj Greqi deri tani katër persona kanë rezultuar me koronavis.

Rasti i katërt me koronavirus është regjistruar në Athinë. Ajo është një grua 35-vjeçare nga Greqia, por kohët e fundit kishte udhëtuar në një zonë të prekur në Itali.

Pas kthimit, shfaqi simptomat e para të virusit që është përhapur në shumë shtete të botës. Mediat greke raportojnë se është izoluar, gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe po e mbajnë nën vëzhgim.

Rasti i tretë është një grua në Athinë, e cila kishte udhëtuar nga Italia dhe ndodhet aktualisht në spital. Dy rastet e para janë një grua 38-vjeçare dhe fëmija i saj në Selanik. Gruaja u diagnostikua me koronavirus në mbrëmjen e së dielës, kur u kthye nga Milano i Italisë.

Djali i saj 10-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta dhe të dy po mbahen në karantinë. Mediat greke raportojnë se fëmija shkoi dy ditë në shkollë pasi nëna u kthye nga Milano.

 

Fraksion.com