Paralajmërimi OBSH-së: Koronavirusi mund të godasë çdo vend të planetit, 1 mijë të infektuar në Evropë brenda 1 jave
Organizata botërore e shëndetësisë ka përsëritur paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të prekë të gjithë vendet e botës.
Një zëdhënës i OBSH-së tha se shpërthimi, i cili po shkon drejt një pandemie, ishte ‘duke u bërë më i madh’ dhe se mund të arrinte tek ‘të gjitha vendet’.
Virusi tani ka goditur 82,000 persona në 57 vende dhe i ka marr jetën 2.858 të tjerëve.
Evropa u godit me një shpërthim të infeksioneve këtë javë, me raste që rriten nga më pak duke kapur shifrën e 800 të prekur në vetëm shtatë ditë.
Një zëdhënës i OBSH sot pranoi se shpërthimi po bëhej më i madh dhe paralajmëroi që të gjitha vendet duhet të presin të shohin raste, raportoi The Mirror.
Paralajmërimi i rreptë vjen një ditë pasi u paralajmërua se bota ishte në një “situatë delikate” dhe sugjeroi që epidemia ishte në një pikë marrëse.
Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha: ‘Ky virus ka potencial pandemik. Ne jemi në të vërtetë në një situatë shumë delikate në të cilën shpërthimi mund të shkojë në çfarëdo drejtimi bazuar në mënyrën se si ne e trajtojmë atë. ‘
Vendet kanë zbatuar strategji rrënjësisht të ndryshme të përmbajtjes në një përleshje të dëshpëruar për të përmbajtur shpërthimin.
Kina ka zbatuar një lloj kufizimesh udhëtimi për 700 milion njerëz të saj për të kontrolluar përhapjen.
Disa nga masat më të rrepta mund të gjenden në katër qytete në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit.
Diku tjetër, Japonia ka mbyllur shkollat e saj për të paktën një muaj, ndërsa Irani ka anuluar Lutjet e së Premtes në qytete të mëdha dhe Arabia Saudite ndaloi pelegrinët nga vendet e saj më të shenjta.
Vetëm në Itali, numri i rasteve ka shkuar në 653 ai i viktimave në 17. Por është rritur edhe numri i të shëruarve që tashmë janë nxjerrë nga spitali, 45.
Në Azi, Koreja e jugut, shënoi të premten numrin më të lartë të të prekurve, 2337 me 571 infeksione të reja për të dytën ditë radhazi ndërsa 13 janë viktimat.
Bilanci total është; më shumë se 83 mijë raste në të gjithë botën dhe 2858 viktima.
Ndërsa Bjellorusia dhe lituania kanë raportuar rastet e para të tyre të virusit dhe Franca ka raportuar dy raste të reja duke e çuar totalin atje në 40. Edhe Spanja, gjermania, Danimarka dhe Britania e madhe, kanë raportuar raste të reja ndërsa Greqia ka konfirmuar rastin e katërt të saj. Në Afrikë, është konfirmuar rasti i parë në Nigeri, një shtetas italian që kishte udhëtuar drejt Lagosit. Nigeria bëhet kështu vendi i tretë afrikan që raporton virusin pas Egjiptit dhe Algjerisë. Ndërsa një rast i parë i Covid 19 është raportuar edhe në Zelandën e Re.
Për momentin, kufijtë mbeten të hapur ndërkohë që ajo që po përhapet edhe më shpejt se virusi, është paniku dhe paranoja. Kjo, sipas zyrtarëve është epidemia e parë në erën e medias sociale, dhe kjo e fundit nuk po ndihmon aspak.
Fraksion.com