Koronavirusi; 653 persona të infektuar në Itali; Greqia 4 raste, anullon karnavalet
Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në Itali duke kapur shifrën 653, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 17, ku 5 persona humbën jetën ditën e djeshme.
Kurse pacientët e shëruar janë 45.
Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi.
Shumë shkolla të vendit do të jenë të mbyllura sot për t’u dezinfektuar si një masë parandaluese. Ndërkohë reagime të mëdha në shumë bashki të vendit ka shkaktuar vendimi i qeverisë për anulimin e festimeve të karnavaleve, pasi dëmi ekonomik i bizneseve do të jetë i madh. Shqetësimi më i madh shprehet sa i përket sezonit të Pashkës, pasi dihet se sjell të ardhura të mëdha në sektorin e turizmit.
Kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të rrisë kontrollet në pikat kufitare detare, tokësore dhe në aeroporte, sidomos sa u përket udhëtarëve që vijnë nga vendet ku ka raste me koronavirus. Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën nga gripi i zakonshëm ka shkuar në 77, 15 janë regjistruar vetëm javën e fundit.
Fraksion.com