AktualitetTë fundit

Ambasada amerikane njofton shtetasit e saj për 2 marsin: Bëni kujdes, evitoni zonën e protestës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bën thirrje shtetasve të saj në Tiranë lidhur me manifestimin e 2 marsit, thirrur nga Presidenti i Meta.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera fton shtetasit amerikanë në Tiranë të shmangin zonën e protestës më 2 mars.

“Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.” thuhet më tej në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e telefonit.

Shba

 

Fraksion.com