AktualitetTë fundit

Zjarr në një pallat në Tropojë, digjen dy banesa

Dy banesa në Tropojë raportohet se janë djegur nga zjarri pak pas mesnate.

Ngjarja ka ndodhurnë fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30, në një nga pallatet e ish-fermës ku janë djegur dy apartamente në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz. Zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shpëtuarnga djegia  banesat e tjera në pallat.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

 

Fraksion.com