AktualitetTë fundit

U masakrua nga burri me hekur në kokë; Kjo është  59-vjeçarja në Durrës

Kjo është  59-vjeçarja Hajdije Tasuni, nënë e tre vajzave që  u masakrua nga bashkëshorti i saj ditën e djeshme.

Gruaja mbeti dje e vrarë në Durrës, teksa kishte shkuar në punë si çdo ditë në biznesin familjar.

Çifti kishin tre vajza të rritura e të martuara, Ruzhdi Tasuni nuk ka ndjerë pikë mëshire duke e qëlluar bashkëshorten e tij me hekurin e qepenit të dyqanit e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e ndodhur dje rreth mesditës në sheshin “Azem Hajdari” në Durrës tronditi të madh e të vogël.

Britmat e vajzës së çiftit që kërkonte nënën dëshmitarët i kanë ende në vesh.

Autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes dhe në polici rrëfeu krimin makabër duke thënë se sherri kishte nisur për dyqanin e metrazheve, të cilin donte ta shiste.

 

Fraksion.com