AktualitetKosovaTë fundit

Thaçi: Me SHBA-të si partner, askush s’mund ta ndalë rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në SHBA kongresistin e njohur, mikun e Kosovës, Elliot Engel.

Për Engel, Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka patur fjalë të mëdha. Ka thënë se është njëri ndër politikanët amerikanë, që me dekada e ka përkrahur çlirimin dhe funksionalizim e shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se sa herë takohet më të, e kujtojnë të kaluarën e flasin për të ardhmen.

“Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i presidentit:

Kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

 

Fraksion.com