AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria, portë hyrëse e produkteve dhe investimeve egjiptiane drejt Ballkanit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi, e falënderoi Ambasadorin Khalil për kontributin për të avancuar më tej bashkëpunimin dypalësh.

“Shqipëria i kushton një rëndësi të madhe forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve me Egjiptin. Ekziston mundësia të kemi një bashkëpunim më të madh midis dy parlamenteve. Njëkohësisht, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve tona duhet t’i korrespondojë marrëdhënieve shumë të mira politike”, tha Ruçi.

“Ne e vlerësojmë shumë njohjen nga Egjipti të pavarësisë së Kosovës dhe do ta vlerësonim shumë lobimin tuaj për njohjen e saj nga ato vende të OBI-t dhe Ligës Arabe, që nuk e kanë njohur atë. Ne e konsiderojmë Egjiptin si partner kryesor në Lindjen e Mesme. Shqipëria mund të jetë një portë hyrëse e produkteve e investimeve egjiptiane drejt Ballkanit”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ambasadori Mohamed Khalil e falënderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për vlerësimet e larta e vullnetin për zgjerimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe informoi Kryetarin Ruçi mbi vizitën në Tiranë, gjatë muajit prill, të Zëvëndëskryetarit të Parlamentit të Egjiptit, Elsayed Mahmoud El Sherif.

“Kjo vizitë do tu japë një mbështetje edhe forcimit të bashkëpunimit parlamentar dhe bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis të dy vendeve tona. Egjipti do të vazhdojë të mbështesë Kosovën si edhe do të nxisë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.”, theksoi Ambasadori Mohamed Khalil.

 

Fraksion.com