SHBA: 5 të vrarë nga të shtënat në Uiskonsin
Pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milluoki të shtetit amerikan, Uiskonsin.
Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar vdiq nga “plagët e vetëshkaktuara”.
Sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milluoki, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.
Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.
Kryetari i Milluokit, Tom Barrett, tha se “ishte një ditë tragjike për qytetin”.
Ai e përshkroi incidentin si një “akt të tmerrshëm”.
Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet”.
Ai tha se sulmuesi ishte një “vrasës i lig”.
Fraksion.com