AktualitetBota+Të fundit

Putin zbulon planin për të përdorur sozinë

Presidenti rus Vladimir Putin të enjten zbuloi se ka pasur një plan të fshehtë për të përdorur një dublues për të bërë paraqitje publike për të, ndërsa këmbënguli  se ai është Putin i vërtetë.

Ai tha se i është ofruar mundësia që të ketë dublues për çështje të sigurisë gjatë luftës së dytë të Rusisë kundër separatistëve çeçenë në fillim të viteve 2000.

Pyetjet për mundësinë e ekzistimit të një dubluesi janë shtruar edhe në të kaluarën, mirëpo ai kurrë nuk është përgjigjur drejtpërdrejt.

Agjensia e lajmeve shtetërore TASS i tregoi Putin një listë të kërkimeve të njohura në internet në gjuhën ruse duke përfshirë “provën e dubluesit të Putinit”.

“A jeni i vërteti?” pyeti intervistuesi.

“Po”, tha Putin.

Ai tha se kurrë nuk ka pasur një sozi, por kur u pyet nëse ideja ishte diskutuar ndonjëherë, ai konfirmoi se ishte.

“Unë nuk pranova të kisha sozi,” tha Putin. “Ishte gjatë kohërave më të vështira të luftës kundër terrorizmit.”

Putin si kryeministër dhe president i atëhershëm mbikëqyri luftën e dytë kundër separatistëve në cheçeni nga 1999 deri në 2000.

Pasi forcat e armatosura ruse pretenduan fitoren, sulmet kryengritëse islamike u bënë të shpeshta në Kaukazin e Veriut ndërsa sulmuesit vetëvrasës synuan qytetet kryesore të Rusisë.

“A ishte kjo në fillim të viteve 2000?” e pyeti intervistuesin Andrei Vandenko, i cili po bën një seri intervistash me Putin për të shënuar 20 vjet që kur u bë president.

“Po”, tha Putin.

Lufta e Parë Çeçene është zhvilluar në periudhën 1994-1996, duke lënë të vdekur të paktën 30,000 persona.

Rusia ka arritur të rifitojë kontrollin e këtij rajoni vetëm pas Luftës së Dytë Çeçene më 1999-2009, konflikt të cilin Moska e ka cilësuar zyrtarisht si operacion kundërterrorizmit.

Putin, fillimisht si president në ardhje, e më pas edhe si president ka vizituar trupat ruse në Çeçeni disa herë.

Ish-zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik (KGB) dhe ish-drejtues i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, Putin ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër për më shumë se 20 vjet.

 

Fraksion.com