Pas ndarjes nga Jonida, Romeo fotografohet në krahët e Samanta Karavellas
Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Treshat”. Ajo ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj private duke zbuluar detaje të reja. Pas pjesës së intervistës Samanta ka marrë pjesë në skeçin me dy binjakët Veshaj. Donaldi dhe Romeo ishin regjisorët e klipit të saj të ri.
Në klip mori pjesë dhe Romeo, në rolin e balerinit. Samanta dhe ai kërcyen në krahët e njëri-tjetrit me poza shumë romantike, të cilat mund t’i shikoni më poshtë. Kujtojmë se Romeo ishte në një lidhje me këngëtaren Jonida Maliqi dhe ishin një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit, por pak kohë më parë i dhanë fund historisë së tyre.
Fraksion.com