“Mocion një ditë para Kongresit”: Kreu i PS s’mund të jetë kryeministër; Numri i mandatit të kryetarit të kufizohet në 2
Një ditë përpara Kongresit të PS-së, 8 anëtarët e kësaj partie kanë përgatitur një mocion me 10 pika ku propozohen ndryshime brenda partisë. Të udhëhequr nga Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani dhe Përparim Bodinaku, ato shprehen se me anë të këtij mocioni synohen një parti me liri, integritet dhe një parti që realizon një qeverisje të majtë demokratike.
Propozimet :
Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy
Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshëm me funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë
Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë.
Në Partinë Socialiste të Shqipërisë njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarrëse qendrore Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi.
Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.
Ndëshkimi ligjor është i mundshëm pavarësisht kohës se kur provohet krimi elektoral dhe pavarësisht statusit politik të personit apo personave porositës, manipulues dhe vjedhës të votave.
Pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar.
Ndryshim i Kushtetutës dhe sistem i ri zgjedhor, që pushteti të mos përqendrohet vetëm te një person
Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë.
Konfiskimi i pasurive të tyre të paligjshme; Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka pasur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.
Fraksion.com