AktualitetOp-EdTë fundit

Merz shpjegon kursin e tij: “Kjo nuk është një zhvendosje në të djathtë”

Kandidati për kryesinë e CDU-së, Friedrich Merz i ka hedhur poshtë pretendimet se ai dëshiron ta zhvendosë CDU-në në të djathtë. Askush në parti nuk e dëshiron këtë, tha ai.

“CDU duhet të gjejë përsëri kursin e vet,” thotë Friedrich Merz në lidhje me kandidaturën e tij për postin e kryetarit të CDU-së. Ndër të tjera, ai dëshiron të fitojë përsëri nga AfD ish-votuesit e CDU – për shembull me një angazhim konsekuent kundër migrimit të paligjshëm. Merz e kishte njoftuar këtë në konferencën e tij të shtypit, ku njoftoi kandidimin e tij. Kur u pyet nëse dëshiron të luftojë radikalizmin në rritje të krahut të djathtë me çështje të tilla si kontrollet kufitare dhe krimi në klane, ai u përgjigj “po” – dhe kështu pasuan pyetje të tjera.

A dëshiron Merz-i ta zhvendosë partinë më tej në të djathtë? Ai e kundërshton këtë. “Nuk ka askënd në CDU që dëshiron që partia të zhvendoset në të djathtë”, tha 64-vjeçari në televizionin gjerman ARD. Përkundrazi, ai dëshiron që CDU-ja të zhvendoset “përsëri në qendër”. Aty ndodheshin dikur votuesit besnikë, të cilët fatkeqësisht kanë “humbur”.

Ai bëhet garant që CDU-ja ta zgjerojë përsëri “spektrin” e saj, theksoi Merz. Ajo duhet të fitojë përsëri si zgjedhësit liberalë ashtu edhe ata konservatorë. Ajo gjithashtu duhej të bëhet më tërheqëse për të rinjtë. “Kjo nuk është zhvendosje në të djathtë,” theksoi Merz. CDU duhet përkundrazi të gjejë përsëri kursin e vet. Për këtë nuk duhet të matet as me AfD-në e as me Partinë E Majta nëse dëshiron të “mbijetojë si një Parti e madhe Popullore”.

“Konkurrenca e hapur është e mirë për partinë”

Merz-i njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij për pasardhësin e kryetares së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer. Pak para konferencës për shtyp të Merzit në orët e vona të mëngjesit, Armin Lascheti kishte deklaruar gjithashtu kandidaturën e tij. Ai mbështetet nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Jo, atij nuk ia morën spektaklin, tha Merzi. “Unë e llogarisja që Armin Laschet-i dhe Jens Spahn-i të përpiqen të ecin së bashku,” tha 64-vjeçari. Për të kjo është një garë e hapur dhe kjo është e mirë për CDU.

Friedrich Merz dhe Annegret Kramp-Karrenbauer (picture-alliance/dpa/W. Kumm)Friedrich Merz dhe Annegret Kramp-Karrenbauer

“Jo luftë për pushtet – një vendim për drejtimin”

Ajo që po ndodh aktualisht në parti nuk është një luftë për pushtet, thotë Merz, por “një vendim për drejtimin”. Laschet dhe ai kishin pikëpamje të ndryshme për këtë. Në një kohë që Lascheti është i mendimit se “ne thelb duhet të vazhdojmë të veprojmë si më parë”, thotë Merzi: “Unë besoj se duhet të korrigjojmë kursin për çështje të ndryshme, se CDU gjithashtu ka nevojë për një fillim të ri dhe ripërtëritje.”

Lascheti ritheksoi përsëri theksoi objektivin e integrimit të rrymave të ndryshme të CDU. Ai kishte zhvilluar shumë biseda gjatë ditëve të kaluara “në mënyrë që ne të shfaqemi në ekip, në mënyrë që të gjitha drejtimet në parti të kenë vendin e tyre,” tha ai në temat e përditshme. Spahn gjithashtu e mbështet idenë e ekipit: kryesorja është që të bashkojmë CDU-në, tha ai. Laschet është njeriu ideal për këtë.

Brinkhausi kërkon besnikëri nga humbësit

Përveç Merzit dhe Laschetit, për pasardhësin e Kramp-Karrenbauerit kandidon edhe eksperti i politikës së jashtme dhe ish-ministri i Mjedisit Norbert Röttgen. CDU do ta caktojë kryetarin e saj të ri në një kongres të posaçëm të partisë, më 25 prill. Drejtuesi i Grupit Parlamentar të partive unioniste, Ralph Brinkhaus druhet për thellimin e polarizimit deri atëherë – dhe paralajmëron për acarim të situatës.”Profili i CDU-së është një gjë.”Arti i madh në një parti popullore është që ajo t’i “përfshijë të gjithë”, tha për Rrjetin Redaksional Gjermania.

Dhe menjëherë pas kësaj ai shprehu një dëshirë për periudhën pas 25 Prillit: Kushdo që humbet në zgjedhjen e kryetarit të ri, duhet ta pranojë këtë. Humbësit duhet të bien dakord të “mbështesin me besnikëri kryetarin e ri” dhe më pas edhe ta bëjnë këtë./DW

 

Fraksion.com