AktualitetTë fundit

Mbyllet greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit; U kalojnë 3 paga

Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshi i ka ardhur fundit, pasi kushti i parë i negociueshëm është plotësuar.

Në llogaritë e tyre bankare janë kaluar tre paga, nga pesë të prapambetura, një fitore kjo që grevistët ia dedikojnë kolegut të tyre, Artan Voshtina që u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një ataku në zemër.

Grevistët janë i “kanë vënë drynin” dhomës që shërbeu si simbol i rezistencës së tyre dhe kanë shkuar në bankë për të marrë pagat.

Gjendja e tyre shëndetësore paraqitete e qëndrueshme, megjithatë ata shprehen se është fituar një “betejë”, por jo “lufta”.

Organizatori i kësaj greve, Sokol Dautaj tha për mediet se ato do të vijojnë të protestojnë deri kur të marrin siguri për vazhdimësinë e punës në rafineri.

Sa i përket dy pagave të mbetura, naftëtarët bëjnë me dije se do t’i drejtohen zyrës së punës, pasi atyre u është shkëputur kontrata nga kompania.

Për tre muajt e kaluar, naftëtarëve u janë paguar sigurimet në shtet, ndryshe ka ndodhur për muajin janar dhe shkurt.

 

Fraksion.com