Koronavirusi; Shehu: Karantina e vonuar, duhet transparencë e plotë
Shehu shton se “kryeministri është i vonuar, ”zgjohet” sot e cakton vetëm vendin e hapjes se karantinës. Pas një sorollatje disa javore, deklarimesh e përgënjeshtrimesh, vetëm propagandë për të fshehur paaftësinë e amullinë organizative që vazhdon, Rama sot më në fund caktoi një ambient ku do të vendoset karantina”.
Ai shprehet se pas një humbje 45 ditë në fillimin e masave dhe deklaratave kontradiktore çdo gjë duhet marre me rezerva.
“Nëse është e vërtetë kjo, dikush duhet të bëjë publike karakteristikat teknike të karantinës, parimet e futjes aty, organizimin e mbrojtjen nga infektimi i brendshëm dhe pa dyshim të bëjë të mundur transparencë të plotë për ato. Ndërkaq asgjë për kolonat strategjike, mungesat e mëdha në të gjitha nivelet, duke filluar nga laboratorët e deri te mbështetja reanimatore, lëvizëse e tek materialet e konsumit, që mungojnë krejtësisht”, tha ai.
Fraksion.com