Koronavirusi; Kryeministri Rama në deklaratë për mediat
Koronavirusi/ Kryeministri Rama ka dalë në deklaratë për mediat.
Kryeministri Edi Rama ka treguar se karantina do të vendoset në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.
“Komitetit Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që askund si në vendin tonë të vogël nuk ndodh që politikanët të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur të përhapin panik dhe duke dezifmoruar publikun. Në asnjë vend karantinat nuk ndërtohen nëpër male, pyje apo larg zonave të banuara. Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin Shefqet Ndroqi ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura”, tha Rama
Ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël për shkak të ndërveprimit intensiv. Edhe në Italinë fqinje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pacientin zero. E panjohura tjetër është përhapja. Përhapja e tij është e shpejt. Sot diksutohen se si sot vendet në kufi me Kinën nuk kanë ende asnjë rast të prekur. Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë. Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme. Po shoqërohet edhe me infodemi (epidemi e lajmeve të konfimuara). Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë. Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme”, tha Rama
Fraksion.com