AktualitetEkonomiTë fundit

Janar: Rritet me 4.7% numri i fluturimeve ajrore

Numri i fluturimeve ajrore në Shqipëri përgjatë muajit janar 2020 shënoi një rritje prej 4.7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se vetëm në janar të këtij viti, u kryen 2 070 fluturime, shifër kjo në rritje progresive krahasuar edhe me muajit e tjerë të vitit të kaluar.

Por krahas linjës ajrore rritje ka shënuar edhe transporti i pasagjerëve me rrugë detare.

INSTAT informon se, gjatë muajit janar të këtij viti, 69.923 pasagjerë kanë zgjedhur të udhëtojnë me linjë detare, duke shënuar një rritje me 5% nga janari i vitit të shkuar.

 

Fraksion.com