AktualitetBota+Të fundit

Iran, shkon në 26 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në Iran është rritur në 26 numri i të vdekurve nga koronavirusi, për shkak se humbën jetën edhe 4 persona të tjerë ndërsa numri i të infektuarve u rrit në 245.

Sipas Agjencisë Persiane të Lajmeve, zyrtari i Marrëdhënieve Publike të Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, Kianoosh Jahanpour, në lidhje me rastet e koronavirusit tha se “Deri më sot kanë humbur jetën 26 persona. Numri i rasteve është 245”.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve sot në mëngjes njoftoi se numri i viktimave nga koronavirusi është 22 ndërsa numri i rasteve 141.

 

Fraksion.com