Gazetari aktivizon aksidentalisht filtrat e Facebook në transmetim live
Transmetimi i motit u kthye në një gjendje qesharake.
Justin Hinton e përfundoi raportin e tij të motit për reshjet e borës në Karolinën e Veriut pa asnjë ide që filtrat në Facebook e kishin bërë atë të duket si të ishte në hapësirë dhe një mace, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, raporton “Daily Mail”.
Reporteri i lajmeve Justin Hinton përfundoi raportin e tij për reshjet e para të borës që kemi parë këtë sezon në Karolinën e Veriut.
Kjo ndodhi derisa ai u kthye përsëri në kamera për të parë komentet e drejtpërdrejta të shikuesve duke pyetur për “fytyrën e çuditshme” të tij.
Rezulton se para se të shkonte live, Justin kishte ndezur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook, duke i dhënë një ndjenjë të ndryshme raportit.
Ndërsa ai informon njerëzit për mbylljet e shkollave dhe paralajmëron për t’u kujdesur në kushtet e motit të pafavorshëm, ati i shfaqet një helmetë hapësinore në kokë, një mace, një magjistar dhe sytë google.
Justin qeshi nga gabimi i pafat në mediat e tij sociale, duke shkruar: “Para se të shkoja drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e WLOS ABC 13 për të folur për borën, unë aktivizova disi një gjenerues filtri./lajmi
Fraksion.com