AktualitetRajoniTë fundit

Flet e shëruara e parë në Itali: Zgjohuni! Po bëhemi të gjithë budallenj!

Një nga të shëruarat e para në Itali nga koronavirusi ka treguar të gjithë eksperiencën e saj për mediat italiane. Gruaja 47-vjeçare shprehet e inatosur me gjithë situatën e krijuar dhe mënyrën sesi po perceptohet sëmundja.

Sipas saj, njerëzit po shqetësohen më kot sepse nuk vdesin nëse nuk kanë sëmundje të tjera.

Të moshuarit duhet të jenë më të kujdesshëm, ndërsa të tjerët thjesht duhet të tregojnë kujdes që të mbajnë distancë me ata që janë prekur”, tha ajo.

Sipas saj, ky është thjesht një grip, ndërsa shtoi se njerëzit po bëhen budallenj kot.

“Unë jam thjesht një person që shkoi në shtëpi, ashtu siç shumë të tjerë do të bëjnë së shpejti. Le të zgjohemi! Po dëmtojnë veten tonë! Është thjesht një grip, ti nuk vdes nëse nuk je i sëmurë. Mua më duket sikur jemi bërë të gjithë budallenj.”

Të hënën në mëngjes ajo u kthye nga spitali në shtëpi, ndërsa pret që të rinisë normalisht aktivitetin e saj dhe punën.

Nga Italia vijnë lajme të mira, pasi 42 të infektuar nga koronavirusi janë shëruar. Sakaq, janë 14 viktima, por të gjithë janë të moshave të vjetra që vuajnë edhe nga sëmundjet kronike.

 

Fraksion.com