AktualitetPolitikëTë fundit

Teatri; Basha: Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të shqiptarëve

Bashkia e Tiranës ka sqaruar sot në një deklaratë për shtypin se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Ndërsa kryetari i PD-së, Lulëzim Basha shkruan në një postim në Twitter se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të shqiptarëve për teatrin dhe se njoftimi është gjysmak.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptareve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha.

Basha Twitter

 

Fraksion.com