Kroacia konfirmon rastin e tretë me koronavirus
Kroacia ka konfirmuar rastin e tretë me koronavirusin e ri.
Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.
I infektuari është një person që punon në Parma të Italisë.
Më herët, Maqedonia e Veriut, konfirmoi rastin e parë me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhet fjalë për një shtetase, 50 vjeçe, e kthyer para disa ditëve nga një udhëtim në Itali.
Krahas Kinës, Iranit, Koresë së Jugut dhe Japonisë, Italia është një tjetër pikë e nxehtë e përhapjes së virusit me 374 raste të konfirmuara dhe 12 vdekje.
Në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se deri më 26 shkurt janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste të të infektuarve.
Fraksion.com