“Basha në kurthin e Metës”; Astrit Patozi “çmonton” skenarin e Ilir Metës për 2 Marsin
Ditën e sotme në Top Talk Astrit Patozi, kryetari i partisë Bindja Demokratike, foli për 2 marsin dhe skenarin e Ilir Metës.
Patozi tha se “Ilir Meta ndihet ngushtë për dy arsye, e para se nuk e ka të qartë fatin e tij politik duke përfshirë këtu edhe halucinacionet që mund të ketë për shkak të reformës në drejtësi, por mbi të gjitha ndjen që pushteti i Edi Ramës, një rival i tij brenda së majtës po bëhet përherë e më i madh. Ai ndihet i kërcënuar dhe kaq është e gjithë historia”.
Patozi ndër të tjera tha se Meta do patjetër sherr dhe se për këtë do që ta ndjek populli. “Ai miting bëhet për arsye personale”, tha ai.
Duke e konsideruar protestën e presidentit si revolucion të pamundur, pasi revolucionet i bën opozita dhe jo Presidenti, Patozi tha se, “Lulzim Basha kërkon të shpëtojë nga çarku i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet, sepse e pa se me revolucion nuk i dilet”.
“Lulzim Basha është në kurth, sepse një revolucion që nuk e bëri vetë nuk mund ta bëjë presidenti duke qenë ushtari i tij, sepse revolucioni nëse do ndodhë ndonjëherë duhet ta bëjë opozita dhe jo Presidenti dhe në qoftë se e bën Presidenti do jetë ai udhëheqësi”, theksoi Patozi.
Ai tha se vendimi i opozitës për të ju bashkuar presidentit është i gabuar.
Nuk mund të jetë kauzë e presidentit që i bashkëngjitet opozita. Presidenti duhet të jetë mbi palët.
Përvoja ka provuar që presidentët zakonisht janë me palët, kryesisht me opozitën. Duhet ta ndjekësh ti opozitën, po jo opozita të të ndjek ty.
Fraksion.com