AktualitetBota+Të fundit

Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91 vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror më 25 shkurt.

Mubarak ka qenë në pushtet për gati tre dekada, para se të rrëzohej nga ushtria në shkurt të vitit 2011.

Rrëzimit të tij nga pushteti i paraprinë protesta në të gjithë vendin.

Në qershor të vitit 2012, ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes popullore dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Por një gjykatë e lartë e shfuqizoi dënimin dhe Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017.

 

Fraksion.com