AktualitetEkonomiTë fundit

“Low cost Tiranë – Riad”; Në 19 maj nisin fluturimet direkt

Në 19 maj do nisin fluturimet direkt Tiranë – Riad.

Kompania low cost “Flynas”, ka lajmëruar nisjen e fluturimeve me linjë direkt Tiranë – Riad me çmimet më konkurruese në treg, bën të ditur Autoriteti Aviacionit Civil.

Themeluar në vitin 2007, “Flynas” është transportuesi kombëtar saudit dhe linja kryesore ajrore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme.

“Flynas” disponon një flotë prej 30 avionësh Airbus A320, që operojnë në mbi 1100 fluturime në javë, në 17 destinacione vendase dhe 53 destinacione ndërkombëtare.

Që nga nisja e fluturimeve, kompania ka transportuar me sukses më shumë se 42 milionë pasagjerë nga bazat e tyre në Riad, Jeddah, Dammam dhe Abha.

 

Fraksion.com