Lezhë; 24-vjeçarja godet me thikë bashkëmoshatarin dhe e bën për urgjencë, detajet e para
Një 24 vjeçare identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, po që është arrestuar nga policia, ka plagosur me thikë Anton Shytin, për motive të cilat mbeten të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lezhës, në një konflikt mes dy të rinjve.
Burime paraparake bëjnë me dije se i riu ka marrë plage të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Beslidhja në Lezhë në afërsi të shkollave.
Fraksion.com