Kurohet dhe shpëton nga koronavirusi foshnja 17 ditëshe
Foshnja 17 ditëshe është kuruar nga koronavirusi pasi erdhi në jetë nga nëna e infektuar në Wuhan.
Vogëlushja është pacientja më e vogël në botë e kuruar nga virusi vdekjeprurës në Kinë, raportojnë mediat lokale.
Ajo doli nga spitali të premten pasi u kurua plotësisht pa përdorur asnjë ilaç. Pasi lindi, foshnja u transferua për në spitalin e fëmijëve në Wuhan ku u konfirmua se kishte koronavirus.
Vajza e njohur si Xiao Xiao e kishte infeksionin në sistemin e frymëmarrjes dhe kishte një dëmtim të vogël miokardiak, tha doktori Zeng Lingkong.
Mjekët vendosën që të mos i jepnin antibiotikë pasi simptomat nuk ishin të dukshme dhe lejuan që vajza ta vriste virusin me imunitetin.
“Ajo nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë. Ne i kemi dhënë vetëm trajtim për gjendjen miokardiake”, tha mjeku për CCTV.
Vajza u lejua të shkonte në shtëpi të premten pasdite, pasi rezultatet i dolën negative në tre teste të njëpasnjëshme.
Zeng tha se foshnja ishte shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe nga sëmundja e saj në zemër.
“Ajo madje u rrit dhe u bë më e shëndetshme”, tha Dr Zeng.
Mjekët në Kinë vazhdojnë të jenë të frikësuar nga mundësia që infeksioni të kalojë nga nënat te foshnjat e tyre në bark.
Fraksion.com