Koronavirusi: Në Shqipëri 8 rastet e dyshuara dolën negative
Ministria e Shëndetësisë deklaron se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.
Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task Forcës për masat që janë marrë u shpreh se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.
“Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar. Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrugë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura”.
“Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia nga 22 shkurti kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”.
Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik u ndal edhe te rastet kur duhet përdorur maska dhe rritja e çmimeve nga farmacitë, që po përfitojnë nga rasti. “Qytetarët të shtojnë masat; larje të duarve, përdorim i letrës sa herë tështimë, të minimizojmë prekjen me dorë të hundës dhe syze, etj. Përdorimi i maskave duhet të bëhet vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte më të sëmurë. Nuk rekomandohet kur nuk jeni të sëmurë apo nuk keni rekomandim mjekësore. Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, por jemi duke monitoruar rastin edhe për çmimet dhe pajisjen me mjetet e duhura” përfundoi Eugena Tomini. Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë se tetë raste të dyshuara rezultuan negativ.
Fraksion.com