Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulme seksuale
Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein u shpall fajtor për sulme seksuale dhe përdhunime nga një juri e New York të hënën.
Vendimi për Weinstein, i cili u nxorr nga gjykata me pranga në duar, shënon një fitore me rëndësi për lëvizjen #MeToo, që frymëzoi gratë të dilnin në publik me akuza kundër personave të fuqishëm.
Dikur një nga producentët më të njohur të Hollivudit, 67-vjeçari Weinstein, u gjet fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe përdhunimin në vitin 2013 të Xhesika Mann, që aspironte të bëhej aktore.
Weinstein u lirua nga akuzat më të rënda që do ta kishin mbyllur atë në burg për jetë.
Gjyqtari James Burke urdhëroi që Weinstein të mbahet në paraburgim dhe policët në gjykatë i vunë atij prangat. Pastaj policët e ndihmuan të ngrihej dhe e shoqëruan jashtë gjykatës.
I shpallur fajtor për akuzën e sulmit seksual, ai përballet me deri në 25 vjet burg. Seanca për caktimin e afatit të burgimit do të mbahet më 11 mars.
Avokati i Qarkut të Manhattanit, Cyrus Vance tha në një konferencë për shtyp: “Është një ditë e re sepse Weinstein më në fund po mbahet përgjegjës”.
Juria e liroi Weinstein nga dy akuza për sulm seksual grabitqar, i cili mund të shoqërohej me burgim të përjetshëm, dhe dhunim të shkallës së parë të zonjës Mann.
Fraksion.com