Dy shtetas serbë të infektuar me koronavirus
Dy shtetas të Serbisë, anëtarë të ekuipazhit të kryqëzorit “Diamond Princess”, janë infektuar nga koronavirusi, tha sot Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq..
Ministria e Jashtme të Japonisë ka bërë të ditur se testet kanë dalë pozitive për koronavirusin.
Ndërsa, Ministria e Jashtme e Serbisë ka konfirmuar se është duke punuar për të marrë informacione se në cilin spital do të strehohen dy serbët.
Siç tha ai, Ambasada e Serbisë, në Japoni, është në kontakt të vazhdueshëm.
Një javë më parë është raportuar për anijen, ku ka më së shumti raste të të prekurve nga koronavirusi, jashtë Kinës. Aty prezent ishin 17 shtetas të Rumanisë, 14 serbë, 6 kroatë, dy maqedonas, një boshnjak dhe një qytetar i Malit të Zi.
Amerika dhe Kanadaja i kishin evakuuar qytetarët e tyre nga bordi, ndërsa shtetasit e Ballkani kanë mbetur të bllokuar.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, ka thënë një javë më parë se 4 qytetarë serbë janë të izoluar dhe po priten rezultatet e tyre, nëse janë prekur nga virusi. /Express
Fraksion.com