“Vajza përhapi mesazhin zanor në whatsapp”; Dënimi: Gjobë deri në 5 vite burg
Pas përhapjes ditën e djeshme të një mesazhi zonor ku një vajzë dëgjohej të thoshte se në vendin tonë ka persona të prekur me koronavirus, drejtoria e antiterrorit dhe ajo e krimit kibernetik referuan çështjen në prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet, kryesisht, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Burime të policisë bëjnë me dije për Top Channel, se vajza që shpërndau këtë mesazh zanor ende nuk është gjendur për t’u marrë në pyetje, por sipas tyre çështja është drejt zbardhjes.
Sipas kodit penal për përhapjen, e informative të rreme që ngjallin panik, vajza e këtij mesazhi zanor rrëzikon të dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burg.
Prokuroria në njoftimin e saj për shtyp, lidhur me hetimin që ka nisur ndaj kësaj çështjeje, ka kërkuar edhe informacione nga qytetarët që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë.
Fraksion.com