“S’vras dot asnjë mizë”; Jonida Maliqi: Por drejtorin e RTSH do e plagosja
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” ka deklaruar se do kishte dashur të plagoste drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për shkak se ky i fundit nuk e kishte mbështetur gjatë pjesëmarrjes në “Eurovizion”.
Maliqi pjesë e rubrikës gazmore të Marina Vjollcës, i është përgjigjur pyetjeve me spec lidhur me tre meshkuj, nga të cilët duhet të zgjidhte se me kë do martohej, kë do vriste dhe cilin do donte ta plagoste.
Mes tre alternativave, ishin, stilisti, Ardi Asllani, Romeo Veshaj, ish partneri i saj dhe Thoma Gëllçi drejtori i RTSH.
Këngëtarja tha se Thoma Gëllcin do donte ta plagoste për shkak se gjithçka gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion i ka bërë vetë dhe se i ka munguar mbështetja nga RTSH.
“E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja.
Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje pë Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë.
Unë kam përjetuar momentet më të bukura të mia të karrierës time”, tha Maliqi, ndërkohë që për personazhet e tjerë ajo ka thënë se: “ Të tjerët nuk do doja ti komentoja”.
Fraksion.com