AktualitetBota+Të fundit

SHBA e gatshme për marrëveshje me talibanët, nëse respektohet armëpushimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët e Afganistanit nëse respektohet një armëpushim i përkohshëm midis dy palëve.

“Ne mendojmë se ata duan të bëjnë një marrëveshje, ne duam të bëjmë një marrëveshje, unë mendoj se do të funksionojë, të shohim”, u tha Trump gazetarëve para se të nisej për në Indi, më 23 shkurt.

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët njoftuan një armëpushim një javë, i cila hyri në fuqi më 22 shkurt.

Nëse armëpushimi respektohet, do të pasohet nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes, që do t’i jepte fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Në Afganistan gjenden më shumë se 12.000 trupa amerikane.

Sidoqoftë, mediat afgane raportuan se talibanët kryen disa sulme të vogla në pikat e kontrollit të drejtuar nga forcat afgane të sigurimit në dy ditët e kaluara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha më 21 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon.

“Ne po përgatitemi që nënshkrimi të bëhet më 29 shkurt”, tha Pompeo.

Ai theksoi se negociatat brenda afgane do të fillojnë së shpejti pas nënshkrimit të marrëveshes, me qëllimin përfundimtar për të ofruar “një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm”.

 

Fraksion.com