AktualitetTë fundit

Ruçi takim me përfaqësues të komunave të Preshevës dhe Bujanovcit: Respektim i të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot përfaqësuesin e Komunës së Preshevës, Armend Aliu, dhe përfaqësuesin e Komunës së Bujanovcit, Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u bisedua mbi disa çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me qeverinë e Republikës së Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Kryeparlamentari Ruçi, vuri në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili u shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.