AktualitetBota+Të fundit

Partia e Merkelit pëson humbje të madhe në Hamburg

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, pësoi humbje të madhe në zgjedhjet rajonale në Hamburg.

Unioni i saj Demokristian po kalon nëpër një krizë të lidershipit, pasi udhëheqësja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi se do të japë dorëheqje.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të së dielës, Të Gjelbrit shënuan fitore të madhe në Hamburg, duke dalë partia e dytë me 24.1 për qind të votave, ndërsa Social-Demokratët pritet të mbeten partia më e madhe, me 39.1 për qind.

Unioni Demokristian ra në vendin e tretë, me rreth 11% të votave.

Sekretari i përgjithshëm i Demokrtistianëve, Paul Ziemiak, tha se ishte një “ditë e hidhur”.

Partia e ekstremit të djathtë, Aleternativa për Gjermaninë, mund të kualifikohet për disa ulëse në parlamentin rajonal.

Votimet u zhvilluan pak ditë pas një sulmi racist në qytetin Hanau të Gjermanisë, ku mbetën të vrarë nëntë persona.

 

Fraksion.com