Një rast i dyshuar për koronavirus shtrihet në Klinikën Infektive
Një person i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Ai tha se brenda dy orësh do të dihet rezultatet lidhur me rastin.
I pari i Shëndetësisë nuk dha detaje më tutje.
Edhe të shtunën ka qenë një rast, por që rezultatet ishin negative.
Fraksion.com