AktualitetTë fundit

“Leko Durdana dhe Arben Bërballa”; OFL u kërkon që të justifikojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar sot që të justifikojnë pasurinë Leko Durda dhe Arben Bërballa.

Ata duhet të dorëzojnë formularët e justifikimit të pasurisë së tyre  brenda48 orrësh.

Leko Durda njihet ndryshe edhe si Frederik Durda, i dënuar me 16 vite burg. Durda e Bërballa tentuan të trafikonin kokainë nga Kolumbia në 2001.

Pjesëtarët e grupit “Kokaina” u arrestuan gjate muajve shkurt-mars te vitit 2001 në Tirane, pas një operacioni te nisur nga Kolumbia dhe Italia, për dyshimet e ngritura rreth tentativës së trafikut të drogës nga Amerika Latine. Përgjimet ishin kryer nga Antidroga italiane për disa muaj dhe iu dorëzuan drejtësisë shqiptare.

Në atë kohë u arrestua edhe ish-shefi i policisë gjyqësore, Sokol Kociu, së bashku me pesë persona të tjerë. Pesë pjesetarët e grupit “Kokaina”, ishin Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg, Arben Përballa me 15 vjet, Sokol Kociu me 15 vjet, Mentor Hadergjonaj me 7 vjet burg (tani është lëne i lirë), Vehbi Hysi me 5.5 vjet, (vdiq në maj të 2003 pak muaj para se të lirohej), ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg. Procesi ndaj tyre ka qene shume i bujshëm edhe për vetë faktin se asokohe u përfol dhe implikimi i ish-Prokurorit të Pergjithshëm, Arben Rakipi, i cili ishte një ndër miqtë e ngushtë dhe eprori i Sokol Kociut.

Njoftimi i OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, njofton policia.

 

Fraksion.com