Koronavirusi; Shtohen mungesat e nxënësve në mësim; U kërkohen maska
Për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Italinë fqinje, ka ardhur reagimi i parë për mbylljen e një institucioni arsimor.
Në njoftimin e Drejtorisë së shkollës theksohet se mësimi do të vijojë normalisht online, nga ora 9:00 deri në 15:00 sipas orarit që ka secila klasë, dhe se vendimi i mbylljes së dyerve të shkollës, nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë lidhur me rreziqet e pritshme të shëndetit publik dhe të përgjegjësisë që kemi ndaj nxënësve.
“Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinë për fëmijët e tyre dhe për të qenë të përgatitur psikologjikisht në rast të përhapjes së koronavirusit”.
Afati dy javor mund të shkurtohet ose të zgjatet sipas situatës, njofton Udha e Shkronjave, por ministrja e arsimit Besa Shahini e konsideron të jashtëligjshme mbylljen e shkollës pa urdhër ministri dhe në këto kushte shkollës do t’i hiqet licenca, ndërsa nxënësit do të transferohen për të zhvilluar mësim në një shkollë tjetër.
“Nga ana tjetër, udhëheqësit e shkollës që përhapën panik për një situatë virale, e cila nuk ekziston në Shqipëri”, shkruan ministrja Shahini, “duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”.
Megjithatë, masat paraprake për t’u ruajtur në ambientet e ndryshme shkollore kanë filluar të merren. Kurse prindërit janë të frikësuar për përhapjen e koronavirusit, në vende ku ka grumbullime njerëzish. Ndaj, disa prej tyre nuk i kanë dërguar në shkollë./tch
Fraksion.com