AktualitetRajoniTë fundit

Itali: Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi

Shënohet viktima e katërt në Itali nga koronavirusi.

Mësohet se viktima është një 84-vjeçar në Bergamo, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima e tretë ishte në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore  ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 152 persona. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

 

Fraksion.com