AktualitetRajoniTë fundit

Franca nuk e mbyll kufirin me Italinë për koronavirusin; E padobishme

Mbyllja e kufijve me Italinë do të ishte krejtësisht e padobishme, deklaroi presidenti i Shoqatës Franceze të Mjekëve të Urgjencës, Patrick Pelloux, në lidhje me urgjencën e koronavirusit në Itali dhe rreziqet e saj për Francën.

Pyetjes për një mbyllje hipotetike të kufirit shtetëror të kërkuar nga deputeti republikan, Eric Ciotti, mjeku iu përgjigj se “nuk do të ishte efektive”.

“Unë e kuptoj shqetësimin e Ciottit, por nuk duhet të bëjmë gjëra kot. Ne duhet t’i besojmë shkencës. Sot e dimë se në Francë, ndryshe nga Italia, ne u kushtuam vëmendje të madhe të gjithë atyre që kishte simptoma të hershme”, shtoi ai.

Për mjekun francez ajo që ndodh në Itali është relativisht shqetësuese. ”Nëse Italia arrin të nxisë kufizime, duke arritur të kufizojnë fillimin e epidemisë mund të shpresojmë se virusi do të ndalet në rajonin e Milanos”, theksoi ai.

”Nëse në vend të kësaj Italia do të përfshihet nga epidemia, duhet të reflektojmë në një skenar tjetër, në rast të kalimit të virusit në Francën juglindore”, përfundoi Pelloux.

 

Fraksion.com