Edi Rama e Albin Kurti shtrëngojnë duart në Londër
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video, ku ai shihet duke i shtrënguar duart me pjesëmarrësit e këtij samiti, pjesë e së cilit është edhe kryeministri Albin Kurti dhe homologia e tyre serbe Ana Bërnabiq.
Pak më parë, zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Fraksion.com