Dhoma e izolimit në Portin e Durrësit është gati (VIDEO)
Në portin e Durrësit është vënë re që një numër i madh i emigrantëve është kthyer në Italia dhe ka një dyndje të njerëzve.
Frika nga koronavirusi, i cili po përhapet me shpejtësi i ka detyruar të kthehen në Shqipëri dhe për vendin tonë rreziku behët më i madh.
Në Portin e Durrësit është gati dhoma e izolimit dhe nëse do të ketë të dyshuar ata do të futen menjëherë aty.
“ReportTV” ka siguruar një video brenda dhomës dhe ajo përmbush kushtet minimale të jetesës për dy javë të cilat janë të mjaftueshme për të kuptuar nëse personi i dyshuar ka apo jo shenja të koronavirusit.
Ajo është e pajisur edhe me disa nga mjetet e higjienës për rastet e kontrolleve nga stafi mjekësor.
Fraksion.com