AktualitetPolitikëTë fundit

Cakaj në Konferencën për Perspektivën Europiane në Selanik: Fokusi tek hapja e negociatave dhe liberalizimi i vizave me Kosovën

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, Kryediplomati Cakaj u shpreh se ju vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

“Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Europiane në Ballkanin Perëndimor”, thekson Cakaj.

Së dyti, deklartoi ai, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”,  përfundoi Cakaj.

 

Fraksion.com