AktualitetTë fundit

“Treg i gjësë së gjallë dhe fanellatës”: Manastirliu: Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të dr. Berishës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur liderit demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, që sot akuzuan qeverinë se nuk ka bërë asgjë për shëndetësinë në këto 7 vite.

Akuzave të Bashës e Berishës ministrja u është përgjigjur me disa foto që tregojnë se si ishte në kohën e Berishës gjendja e shëndetësisë, ministrja shkruan:

Ministrja Manastirliu thekson se “fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë në kohën e katrahurës së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë”.

Manastirliu publikon disa foto, që tregojnë gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në kohën e qeverisjes së PD, ku shihen minj, grumbuj plehrash e dhi në ambientet e qendrës më të madhe spitalore në vend.

Teksa poston pamje se si ishte në kohën e Berishës gjendja e shëndetësisë, ministrja shkruan: ”FJALËT nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e KATRAHURËS së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë.
Ja, këto pamje/fakte ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre. Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë!
Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë. KTHIM PAS NUK DO TË KETË! Puna për #ShëndetësinëQëDuam vazhdon👉pa u ndalur kudo në Shqipëri!”

Ndersa duke ironizuar Sali Berishen i cili eshte kardiolog me profesion, Manastirliu shkruan: ”PS: Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të cilin Doktori “e deshi” dhe “e mbështeti” aq fort…

 

Fraksion.com