Prokuroria bllokon tragetin me mbetje të rrezikshme kimike të ardhura nga Italia
Burime për media bëjnë me dije se bllokimi nga prokuroria është vendosur deri në përfundim të hetimeve për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme.
Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me policinë kufitare dhe autoritetin portual kanë inspektuar tragetin që u gjetën mbetjet. Ai theksoj që po pritetet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë rrezikshmërinë e tyre dhe çështja është në duart e prokurorisë.
Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.
Kujtim Novrus Xhafellari, i datelindjes 03.11.1955, banues ne Vlore. (zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)
Arber Romeo Cuni, i datelindjes 06.09.1992, banues ne vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)
A . Bi datelindjes 15.06.1972, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries”
Festim Mahmut Tafa, i datelindjes 30.09.1948, banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta Vasil Cuni, e datelindjes 02.02.1965, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit “Delfini 1”.
Zamir Flamur Kornuzi, i datelindjes 21.07.1974, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”)
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.
Fraksion.com