KQZ: Të asgjësohen fletët e votimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimin për asgjësimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të 2019.
“KQZ vendosi të hapë kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30.06.2019 dhe të administrojë dokumentacionin zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet e datës 30.06.2019, me mënyrën e riciklimit” thekson KQZ-ja.
Në zgjedhjet e 30 Qershorit opozita nuk mori pjesë duke i bojkotuar, ndërsa socialistët morën 61 bashkitë.
Fraksion.com