AktualitetPolitikëTë fundit

“Këshilltari i Metës vjen nga burgu”; Çupi: Vodhët në prsidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel edhe në përfundim të emisionit.

Debati edhe kësaj radhe u zhvillua mes analistit Frrok Çupi dhe këshilltarit ligjor të presidentit Bledar Dervishaj.

Debati i ashpër nisi kur Dervishaj po fliste duke thënë që presidenti do bëjë çdo gjë konform Kushtetutës.

“E nisët që në fillim këtë emision me fyerje ndaj presidentit dhe ndaj meje personalisht, por kërkoj të them se presidenti me datë 2 mars do të bëjë çdo gjë që i jep mundësi Kushtetuta”,  tha Dervishaj.

“Bobo, çfarë këshilltari. Vjen nga burgu dhe na flet neve për fyerje. Jeni spurdhjakër që e keni çmendur presidentin. Si ju lejon të futeni në zyrë”, tha analisti Frrok Çupi.

“Vazhdoni sërish me fyerje. Janë idjote argumentat tuaja”, iu kundërpërgjigj Dervishaj.

“Bjerini shkurt. Keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët në prsidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë”, vijoi Çupi.

 

Fraksion.com