Tragjedia në Gjilan, varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca
Fisnik Bllaca, Blerim Bllaca, Valdete Bllaca, Hanife Bllaca dhe Zeqir Bllaca janë varrosur sot në varrezat e fshatit Cërrnicë të Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Sipas dyshimeve të parë të prokurorisë, Valdete Bllaca që në të kaluarën ishte edhe zyrtare policore, dyshohet se me armë zyrtare kishte vrarë katër anëtarët e familjes së saj e më pas edhe veten.
Policia e Kosovës ndërkaq gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se Valdete Bllaca kishte qenë 14 herë në konsultime mjekësore lidhur me gjendjen e saj.
Në ceremoninë e varrimit është parë edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj si dhe figura tjera publike.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë pezulluar 4 zyrtarë policorë.
Fraksion.com