AktualitetKosovaTë fundit

Kosnett: Përfitimet ekonomike vijnë duke eliminuar tarifat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, sot është takuar me liderët e institucioneve kosovare.

Kosnett u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Si dhe kryeministrin Albin Kurt, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Hoti.

Ai gjatë këtyre takimeve që pati theksoi se duhet të largohen tarifat e vendosura nga Kosova.

“Kosnett do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”, thuhet në këtë njoftim.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com